Avokati mbrojtës i Liam Mandiaro, Dritan Shehaj është shprehur se ka një handikap të madh në procedurat që janë ndjekur për të vendosur para drejtësisë klientin e tij.
Sipas Shehajt, nga pikëpamja juridike vendimi duhet të bjerë për dy arsye: Është gjykuar në mungesë dhe nuk është njoftuar në asnjë moment që ai është shtetas i huaj, jo shqiptarë.
Pjesë nga biseda:
Shehaj: Duhet kapur çështja në burim. Policia kryen veprime organike që do të thotë se është kryer një veprim hetimor është lëshuar një vendim dhe më pas ndërhyn për ta zbatuar Policia… Kjo nuk është një çështje penale, është tërësisht një marrëdhënie civile, sapo u shfaq një vendim edhe i Gjykatës Civile.
Bezat: Ne kemi parë çudira sepse nuk është hera e parë që në SPAK shohim një Gjykatë Speciale që shpall në kërkim të vdekurit.
Duma: Çfarë ka ndodhur?
Shehaj: Çfarë ka ndodhur? As unë nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur? Këtu kemi një handikap të madh, duke filluar që nga Prokuroria sepse procedurat që janë ndjekur për rastin e Liamit janë të ngjashme për çdo shtetas shqiptar. Ndërkohë Liami me vendim të Presidentit të Republikës ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare më 2019-ën.
Nga pikëpamja juridike ky vendim duhet të bjerë për dy arsye: Është gjykuar në mungesë dhe nuk është njoftuar në asnjë moment që ai është shtetas i huaj, jo shqiptarë. Të gjitha procedurat janë kryer për një shtetas shqiptar. Ai është shtetas gjerman dhe të gjithë veprimet duhet të bëheshin përmes linjës juridike mes shteteve.