Brazil – Një burrë dhe një grua në Brazil kanë përjetuar momente të frikshme, pasi teksa po kryenin marrëdhënie seksuale në një makinë, tre banditë i hodhën lakuriq në rrugë dhe i vodhën automjetin, raporton Daily Mail.
Ngjarja është kapur në kamera dhe një nga hajdutët shihet duke hedhur disa rroba nga makina para se të zhdukeshin me makinën. Vjedhja ka ndodhur më 17 gusht, por video është bërë virale ditët e fundit.
Për momentin nuk dihet nëse janë arrestuar autorët apo nëse viktimat kanë bërë denoncim pranë autoriteteve.
Çifti mund ta konsiderojë veten me fat që nuk pati lëndime, pasi Brazili ka shkallën e shtatë më të lartë të krimit në botë me shkallë jashtëzakonisht të larta të krimit të dhunshëm, sipas World Population Review.