Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy policëve në Vlorë u bëjnë atentat, kontrolle edhe në Fier (vidio)

Dy policëve në Vlorë u bëjnë atentat, kontrolle edhe në Fier (vidio)

Vlorë – Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për fat efektivët e policisë nuk kanë marrë lëndime, teksa nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe as identiteti i autorit. Syri.net ka siguruar pamjet nga vendngjarja pak minuta pasi kishte ndodhur ngjarja, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Policia ka ushtruar kontrlle edhe në Fier, kështu forca të shumta policie kanë ndaluar për kpntroll një automjet tip BMW me targa të huaja në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Sharrës.

Nga sa mësohet në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe është qëlluar me pistoletë. Në momentin e të shtënave drejt tyre, punonjësit e policisë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME