Milani vijon momentin e vështirë në kampionat, duke pësuar humbjen e dytë në tri javët e fundit. Kuqezinjtë kanë pësuar një humbje 3-1 në transferën ndaj Udineses.
Skuadra bardhezi e nisi mjaft mirë ndeshjen me një gol fantastik të Pereyra-s në minutën e 9-të. Në shtesën e pjesës së parë, Ibrahimovic do të humbiste fillimisht penallti, por arbitri do ta përsëriste dhe në rastin e dytë do ta realizonte.
Udinese ndërkohë nuk shkoi në dhomat e zhveshjeve me këtë rezultat pasi do të shënonte dhe të dytin me Beto-n. Në pjesën e dytë, Ehizibue do të shënonte golin e tretë, që do të ishte një goditje përfundimtare për Milanin