Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET'Unë jam Zoti': dënohen në Romë dy bosët rivalë të krimit, Demçe...

‘Unë jam Zoti’: dënohen në Romë dy bosët rivalë të krimit, Demçe dhe Arapaj

Itali – Me 18 vite burg u dënua Elvis Demçe, bosi që u vetëshpall “Zot”. Nga ana tjetër, rivali i tij, Ermal Arapaj, do të vuajë 16 vite burg. Bandat e të dyve kishin nisur një luftë të vërtetë të brendshme në kryeqytetin e Italisë. Dënimet për 12 persona të tjerë variojnë nga minimumi 4 vjet e 6 muaj deri në maksimum 9 vjet e 8 muaj, ndërsa dy të pandehur u shpallën të pafajshëm.

Konflikti lindi për kontrollin e trafikut të drogës që kishte pushtuar Romën duke filluar nga Castelli Romani. Përveç dy bosëve, u dënuan edhe 12 persona të tjerë, me dënime që nisin minimalisht 4 vjet e 6 muaj burg.

Origjina e hakmarrjes

Hetimet për dy bosët e arrestuar shqiptarë shkojnë shumë larg. Në dhjetor 2017, trupi i djegur plotësisht i Cristian Di Lauro, i cili ishte zhdukur ditën e Krishtlindjeve të të njëjtit vit, u gjet në Artena.

Vrasja dhe metodat e saj brutale i kishin lejuar karabinierëve të njësisë hetimore Frascati të thelloheshin tek figura e Ermal Arapajt dhe e organizatës së tij kriminale.

Pwrsa i përket Elvis  Demçes, megjithatë, ai ishte i njohur për hetuesit si një protagonist kryesor i të ashtuquajturës “Gomorra shqiptare”, i cili madje u vetëshpall “Zot”.

Ermal Arapaj, i njohur ndryshe si “Ufo” ishte pengesë për Elvis Demçen në dëshirën e tij për të zgjeruar pushtetin.

Grupi i ngritur nga “Ufo” kishte ardhur për të pushtuar sheshin e drogës së Demçes, duke përfituar nga fakti se ky i fundit ndodhej në burg.

Sapo doli, Elvis Demçe kishte planifikuar një sulm kundër rivalit të tij, i cili megjithatë kishte arritur të shpëtonte.

Përplasjet mes të dyve kishin vijuar në një përshkallëzim dhune, e cila padyshim do të përfundonte në mënyrën më të keqe të mundshme nëse arrestimet nuk do ta kishin ndalur.

Në proces rrëfehen faktet që flasin për ngritjen e Elvis Demçes, bosit të fundit shqiptar, i kurorëzuar pas lirimit dhe për shkak të arrestimit të paraardhësve të tij Arben Zogut dhe Dorian Petokut . 

Image
Image

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME