Trabzonspori përballet sot me CSKA Sofia-n. Ernest Muçi nuk ka udhëtuar në Bullgari për sfidën e Ligës së Konferencës, pasi trajneri Tomas Reis vendosi që Muçi të pushojë.

Pas sfidës ndaj Finlandës ku ndjeu shqetësim, Muçi nuk u aktivizua te Kombëtarja. Trabzonspori e preferoi menjëherë si titullar, për shkak të 3 pikëve që duheshin në kampionat.

Sfida me CSKA-në u pa si mundësi e mirë, që Muçi të pushojë. Nesër do rikthehet sërish me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa do të përgatitet sfida e së hënës me Goztepen në transfertë

25 vjeçari i Kombëtares është shumë i rëndësishëm në Trabzon. Fillimisht me trajnerin Fatih Teke dhe tani me Thomas Reis, Muçi i ka treguar Beshiktashit se çfarë humbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts