Vëzhgim/ “Festuan Pashkët dhe lanë pas mbeturina”/ Pylli i Semanit mbulohet nga plastika e zjarret e pakontrolluara

Fier – Pylli shekullor me pisha i Semanit, i njohur ndryshe edhe si “mushkëria e Myzeqesë”, është ndotur rëndë pas festimeve të Pashkëve nga qindra qytetarë që e vizituan gjatë ditës së djeshme.
Familje të shumta dhe grupe qytetarësh kanë zgjedhur, si çdo vit, pyllin e Semanit për të kaluar ditën e festës. Ata kanë ndezur zjarre, kanë drekuar në natyrë dhe kanë qëndruar për disa orë në zonë. Por ajo që kanë lënë pas është shqetësuese. (Efekte)
E gjithë hapësira ku qytetarët kanë festuar është mbushur me mbeturina: mbulesa tavoline, qese plastike, shishe, pjata, letra dhe mbetje të tjera ushqimore.










Situata bëhet edhe më problematike për faktin se deri paraditen e sotme nuk është parë asnjë ndërhyrje nga njësia administrative apo bashkia për pastrimin e pyllit.
Edhe pse në zonë ka kosha për mbledhjen e mbetjeve urbane, shumë prej tyre nuk janë hedhur në vendet e posaçme për të.mps rhënë fare.
Shqetësimi është edhe më i madh pasi vendi ndodhet në prag të sezonit të verës, periudhë kur merren masa për mbrojtjen nga zjarret. Pylli i Semanit është përfshirë shpesh nga flakët gjatë viteve të fundit dhe një ndër shkaqet kryesore kanë qenë pikërisht zjarret e pakontrolluara dhe mbetjet e lëna nga vizitorët.
Pamjet në terren flasin vetë: kudo letra, qese e shishe plastike, ndërsa pylli shekullor me pisha, “mushkëria e Myzeqesë”, është kthyer në një landfill të hapur pas festës së Pashkëve.









