Sokol Balla u rikthye me bujë të madhe me emisionin ‘Top Story’ duke marrë dhe drejtorin e lajmeve në Top-Channel këtë sezon, pas largimit të Blushit.
Por mesa duket dashuria zgjati pak, pasi në emisionin e ditës së enjte, Balla u shpreh se: “Si gjithmonë, shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër. Unë nuk iki në televizion tjetër ose më saktë nuk dua të iki asgjëkund tjetër, pasi e konsideroj Top-in si shtëpinë time.
Sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë 2-palëshe. Nëse një palë nuk do, tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë. Shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi, ju uroj më të mirën”.
Raportohet nga disa portale se, Balla është ndaluar të futet në ambientet e Top-it nga rojet e televizionit dhe nuk e kanë lejuar të vazhdojë punën normalisht, kjo pas konflikteve me Lori Hoxhën.
Edhe në mbyllje të emisionit, Balla la të kuptohej se e kanë shporrur nga aty për arsye akoma të paqarta, por si gjithmonë “dashuritë e mëdha përfundojnë keq”.
Megjithatë, menjëherë kanë nisur të përfliten ekranet ku Balla mund të shfaqet. Një prej emrave që qarkullon është Report TV, i njohur për njehësim me linjën e qeverisë. Aty duket se Balla mund të jetë më i qetë.