Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAmnistia fiskale/ Hoxha: Nuk bëhet për emigrantët, por për paratë e pista

Amnistia fiskale/ Hoxha: Nuk bëhet për emigrantët, por për paratë e pista

Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun, në një konferencë për shtyp me ministren e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, u shpreh se “projektligji për amnistinë fiskale mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor”.

Shqetësimi i BE vijon të mbetet e shqetësuar për këtë nismë të qeverisë shqiptare, ndërsa gazetari Artan Hoxha u shpreh në ABC Live se kjo nismë nuk bëhet për emigrantët por për të legalizuar paratë e pista.

“Paraja informale ka si burim korrupsionin dhe narko trafiku, pra krimi. Shqipëria është në këtë situatë sot, ku kemi sasi të jashtëzakonshme parash infromale që është injektuar në shoqëri. Nuk e shmangim dot.” tha Hoxha.

Sipas Hoxhës krimi paratë e tyre ose do t’i i investojë në Dubai, ose do tua japë për investim kompanive të mëdha në Shqipëri. Hoxha shton se sot fajdet janë një nga shqetësimet më të mëdha në vendin tonë, ndërsa ka shtuar se shumë shpejtë do të rikthehet në vend çështja e legalizimit të kanabisit mjekësor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME