Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVodhi që ditën e lirimit nga amnistia, kthehet në qeli i riu...

Vodhi që ditën e lirimit nga amnistia, kthehet në qeli i riu nga Pogradeci

Personi në foto është Ardian Isufi, një prej të burgosurve që vuante dënimin për vjedhje, teksa del nga burgu i Drenovës, pasi fitoi lirinë nga amnistia. Liria e tij zgjati pak më shumë se 24 orë pasi i riu nga Pogradeci do ti kthehet përsëri qelisë sepse vetëm pak minuta nga momenti kur la burgun iu rikthye zakonit të vjetër dhe bëri vjedhjen e radhës.

Një ditë më parë Isufi pasi udhëtoi nga Drenova në drejtim të Korçës, në lagjen 18 të qytetit, pa një mjet “Ford Fiessta” të lënë ndezur në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”, pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.

Isufi pa hezituar, hyri në mjet dhe u largua me shpejtësi në drejtim të Pogradecit. Pas denoncimit të pronarit, policia bëri këqyrjen e kamerave të sigurisë në rrugën Korçë – Pogradec, duke dalluar mjetin tip “Ford Fiesta” që kalonte në aksin rrugor, por gjurmët e tij humbisnin në fshatin Lumalas. Pas kërkimeve të policisë, Isufi u vu në pranga mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, pasi po udhëtonte me një mjet të linjës Korçë – Tiranë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME