Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENis sezoni teatror  dhe do të zgjasë 7 muaj me 11 shfaqe....

Nis sezoni teatror  dhe do të zgjasë 7 muaj me 11 shfaqe. Aktorët fierakë brenda trupave konkuruese.

Fier – ” Zbulimi” ky ishte titulli i shfaqjes që ka ngritur siparin e sezonit teatror në qytetin e Fierit dhe sjellë pranë teatrit Bylis artdashësit fierakë.

Një dramë me nota të forta humori dhe ironie, kështu mund të përkufizohej më së miri tematika e shfaqjes.
Salsano Rrapi dhe Flobensa Bezati në rolet kryesore fituan simpatine dhe duartrokitjet e publikut.

Sipas regjisorit dhe aktorit Salsano Rrapi vepra e autorit John McCann sjell në vëmëndje marrëdheniet familjare që përkojnë shumë aktuale edhe sot në familjet shqiptare. Komunikimi, është sipas tij, fjala magjike që përcjell mesazhi i vepres, për të patur një familje sa më të shëndetshme.

Për drejtoren e Qëndrës së Artit dhe Kultures pranë Bashkisë Fier, Adriana Mile si dhe drejtorin e teatrit Bylis Klajdi Marku, ky sezon teatror do të vijojë deri në fund të muajit Tetor.

Pjesë e tij do të jenë 11 shfaqje ku një pjesë e të cilave premiera. Sipas saj janë përzgjedhur disa nga shaqjet më të mira për të gjallëruar jetën kulturore në qytet.

Mile dhe Marku pohuan se në këtë sezon teatror disa trupave teatrore konkuruese u është vendosur kusht nga bordi që në trupën që do të luaj shfaqe duhet të ketë patjetër një aktor të trupës tetarore të Bylis.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME