Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e Grei Bihucit/ Prokuroria e Fierit kërkon burg për dy autorët...

Vrasja e Grei Bihucit/ Prokuroria e Fierit kërkon burg për dy autorët e dyshuar

Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për dy të rinjtë, Florian dhe Klajdi Muka të cilët akuzohen për vrasjen e Grei Bihucit. Ky i fundit gjeti vdekjen pasi u fut për t’i ndarë pas sherrit së dy të rinjve dhe shokun e tij, Olsi Serjani .

Ndërkohë Prokuroria e Fierit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për dy të rinjtë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Fierit kërkon ‘Arrest në burg’ për shtetasit F.M dhe K.M për ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi, blerja apo shitja e armëve të ftohta’.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 11.03.2024, në qendër të qytetit të Fierit, përballë Bar restorant “Piazza”, ku rreth orës 11.30, shtetasit F.M dhe K.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me një mjet të mprehtë (thikë) shtetasin G.B, ku si pasojë e plagëve humbi jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi në datën 11.03.2024 çështjen penale nr. 382, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta”, parashikuar nga nenet 78/1- 25 dhe 279/2 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve F.M dhe K.M.

Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetasve F.M dhe K.M.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për një hetim të plotë dhe gjithanshëm të kësaj ngjarjeje, me qëllim hetimin e thelluar të motivit, shkaqeve apo përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME