Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAtletico Madrid eliminon te penalltitë Interin, kualifikohet edhe Dortmundi

Atletico Madrid eliminon te penalltitë Interin, kualifikohet edhe Dortmundi

Atletico Madrid siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Champions League, pasi fitoi me penallti ndaj Interit. Koha e rregullt u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrën spanjolle, me përmbysje.

Interi ndëshkoi Atletico në të 32-tën me Dimarco. E menjëhershme ishte përgjigja e vendasve. Topi përfundoi mrekullisht te këmbët e Griezmann që nga fare pranë portës, pas një rrotullimi fantastik, vendosi baraspeshën.

Pak para fundit të kohës së rregullt, Depay realizoi dhe golin e përmbysjes së madhe, duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Nuk do të ndryshonte asgjë në 30 minutat shtesë, ndërkohë që te penalltitë Atletico fitoi falë dy pritjeve fantastike te Oblak dhe një gabimi të Lautaros në fund.

Borussia e Dortmundit siguroi biletën për në çerekfinale. Skuadra verdhezi fitoi 2-0 ndaj PSV Eindhovenit në “Signal Iduna Park”, rezultat që i mjaftoi për të eliminuar ekipin holandez, pasi takimi i parë kishte përfunduar pa fitues (1-1). Sancho shënoi në fillim të sfidës, ndërsa në limitet e kohës shtesë erdhi goli i Reus, për rezultatin përfundimtar 2-0.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME