Prokuroria e Fierit ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për Elton Metën, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Sabrina Bengaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 tetor në vitin 2021 në fshatin Zhupan të Fierit. Meta akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, “armëmbajtje pa leje”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.
Sipas pretencës së prokurorisë, kërkohet burg përjetë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”
Mbrëmjen e datës 10.10.2021, ish-bashkëshorti Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë.
Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri Elton Bengaj e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.