Zinedine Zidane do të mbahet mend nga të gjithë për magjitë që ka dhuruar në fushën e lojës, por dhe për një gjest ndaj Materazzit në vitin 2006. Ditën e sotme francezi feston 50-vjetorin e lindjes.
Në një intervistë për TeleFoot, ish-ylli i Juventusit dhe Real Madrid riktheu në vëmendje kulmet dhe uljet e karrierës së tij futbollistike. Duke filluar nga ajo finale e mallkuar e Botërorit 2006, në të cilën ai u përjashtua me karton të kuq për goditjen me kokë ndaj Materazzit.
“Nuk jam krenar për atë që kam bërë, për goditjen me kokë, e kam thënë tashmë. Megjithatë është pjesë e udhëtimit, ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën. Asnjë jetë nuk është e përsosur.
Panenka me penalti? Nuk ishte çmenduri. Unë duhej ta bëja, nëse është diçka që e kam bërë, është sepse duhej. Mund të kisha gabuar, ose jo. Ishim në minutën e 7 ‘ose 8’, kishte kohë, kisha pak sekonda për të menduar dhe përballë meje ishte një portier që më njihte perfekt si Buffon. Duhej të shpikja diçka”.
Rikthimi në pankinë? Unë e kam këtë flakë, futbolli është pasioni im (…) Çfarë ëndërroj? Asgjë, kam ëndërruar shumë dhe kam marrë shumë gjëra, jam i plotësuar. Unë kam një familje të bukur dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”, tha Zidane.