AKTUALITET

Zjarr masiv në pyllin me pisha të Gjinoqarës, rrezikohet të shkoj zjarri në Drenie (vidio)

Patos – Zjarr i përmasave të mëdha ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha dhjetra vjeçarë në anën e poshtme të fshatit Gjinoqarë bashkia Patos.

Sipas burimeve të informacionit nga banorë të fshatit dhe zjarrfikës era po ndihmon flakët ndërkohë që terreni është shumë i thyer dhe e ben të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikse.

Alket Halimi shef i zjarrfikseve në bashkinë Patos thotë se në vëndngjarje janë 4 automjete zjarrfikse të Patosit dhe Mallakastrës, ndërhyrja është e pamundur. Po luftohet me mjete rrethanore dhe sa mundet ndihmojnë zjarrfikset dhe banorë të zonave si dhe struktura të bashkisë.

Për momentin flakët po avancojnë të ndihnuara nga era. Ky pyll u dogj afro 3 vjet më parë nga pjesa sipër dhe sot po digjet nga pjesa poshtë. Për momentin nuk rrezikohen banesa të fshatit pasi pylli ndodhet midis fshatrave Gjinoqare dhe Drenie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button