AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, evakuohen banorët e pallatit

Një apartament është përfshirë nga flakët mbasditen e sotme në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë dyshohet se shkak ka qenë një defekt në kondicioner.

Megjithatë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit. Për arsye sigurie, energjia elektrike në zonë është ndërprerë përkohësisht, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 shtatori”, dyshohet për shkak të një shkëndie elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit. Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button