AKTUALITET

Blerja e mishit të viçit e pamundur, k’naqemi nga fotografia. Qytetarët: Ka kosto të lartë

GjirokastërKur na ndajnë pak orë nga nata e ndërrimit të viteve, duket se në tryezat e familjeve gjirokastrite do të mungojë mishi i viçit. Sipas qytetarëve, blerja e mishit është kthyer në dicka të pamundur për ta, për shkak të kostos së lartë. Madje edhe vet tregëtarët e pohojnë dicka të tillë, duke theksuar se qytetarët preferojnë të blejnë mishin e derrit, për shkak të çmimit më të ulët.

Melo Prifti disponon një thertore të certifikuar në qytetin e Gjirokastrës, si dhe një fermë ku rrit bagëtinë, duke garantuar kështu një proces të plotë nga rritja e kafshëve deri te tregtimi i mishit. Krahas fermës dhe therrores, ai ushtron aktivitet edhe përmes një dyqani mishi, ku furnizohen çdo ditë qytetarë të zonës.

Sipas Melo Priftit, çmimi i mishit ka mbetur i njëjtë dhe nuk ka pesuar rritje, pavarësisht kostove që shoqërojnë procesin e prodhimit. Ai shprehet se konsumatori është bërë më i kujdesshëm në blerje, duke theksuar se qytetarët që nuk kanë mundësi ekonomike zgjedhin kryesisht mish derri, i cili ka një çmim më të ulët krahasuar me mishin e viçit apo të qengjit.

Një nga problematikat kryesore me të cilat përballet biznesi, sipas tij, është mungesa e fuqisë punëtore. Melo Prifti thekson se gjetja e punëtorëve të kualifikuar është gjithnjë e më e vështirë, gjë që ndikon direkt në ecurinë e aktivitetit dhe në përballimin e fluksit të puneës.

Nga ana tjetër, edhe tregtarët e tjerë në Gjirokastër pohojnë se ky vit ka qenë tepër i vakët sa i përket shitjeve. Ata shprehen se fuqia blerëse e qytetarëve ka rënë, duke bërë që blerjet të jenë më të kufizuara dhe me të rralla. Syri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button