Wednesday, June 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarret në Bishanakë dhe Sheq i Madh rrezikuan banesa e biznese

Zjarret në Bishanakë dhe Sheq i Madh rrezikuan banesa e biznese

Fier – Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në lagjen Sheq i Madh në Fier, në afërsi të ish fushës së mbetjeve urbane.

Ky zjarr në dy vatra një në Bishanakë e tjetr në Sheq i Madh, i favorizuar nga era e fortë, është përhapur me shpejtësi të madhe, duke mbuluar një sipërfaqe të gjerë dhe duke rrezikuar disa banesa si dhe një biznes në zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre automjete zjarrfikëse dhe një autobot i Bashkisë Fier, të cilët kanë arritur të venë nën kontroll flakët. Situata është bërë më komplekse për shkak të eres se qe ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Banorët e zonës janë alarmuar dhe kanë ndihmuar me çfarë kanë mundur, ndërsa disa prej tyre kanë pohuar se zjarri është i qëllimshëm.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe për të përcaktuar nëse zjarri është rezultat i një veprimi të qëllimshëm apo jo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME