Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIKu jemi katandisur?

Ku jemi katandisur?

Ervin Resuli – Është e thjeshtë fare. Shqipëria e para viteve ’90 numëronte afersisht 6,000,000 krerë të imta me potencial për të arritur në 10 milionë, pasi në atë kohë nuk aplikohej regjimi stallor i të imtave.

Në 1934 ne numeronim 200 krer te imta per 100 banore ,ne total rreth 2,000,000 krere te imta .Por ku jemi sot? Sipas INSTAT, ne numërojmë diku te 1,700,000 krerë të imta, qe po ta llogarisim i bie mesatarisht 56.6 krer te imta per 100 banor .

Për krahasim, ishulli i Kretës me 650,000 banorë ka 2.3 milionë krerë të imta ,pra 354 krer të imta per 100 banore .Totali i të imtave në Evropë është afërsisht 98 milionë. Ne të paktën mund të shquheshim me 10% të totalit të Evropës. Por jo, nuk është e thënë. Greqia ka 12 milionë krerë të imta afërsisht 120 krere për 100 banor dhe të paktën mund të ishim konkurentë me një nga vendet kryesore të BE-së për të imtat. Fatkeqësisht, jemi në rënie të lirë dhe nuk i dihet fundi.

Mbështesni blegtorin!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME