Fier – Një banesë është pçrfshirç nga flakët mesditën e kësaj të shtune, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë. Fatmirçsisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit ku mendohet të ket qënë ndonjë shkëndijë elektrike