AKTUALITET

Zjarri i rënë në koshat e mbetjeve vështirëson lëvizjen e automjeteve në rrugën nacionale Fier – Patos.

Fier – Një zjarr i rënë në dy kontenierë mbetjesh urbane si dhe grumbull plehrash anës tyre në rrugën nacionale Fier – Patos në Portëz ka bërë që për shkak të tymit të krijuar të vështirësohet lëvizja e automjeteve më këtë aks rrugor duke krijuar dhe rritjen e rrezikut për aksident pasi ky vend quhet dhe “kthesa e vdekjes”.

Në vendngjarje shkuan dy automjete zjarrfikse por dhe patrulla policore si dhe policia e qarkullimit rrugor.
Mjetet zjarrfikse bën të mundur shuarjen e flakëve dhe policia e qarkullimit rrugor sistemoi trafikun deri në shuajren e zjarrit e largimin e shtëllungave të tymit.

Ekspertët e policisë po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së këtij zjarri.

Rruga Fier – Patos ka shumë trafik sidomos tani në stinën e verës pasi emigrantët kthehen në vëndlindje për të kaluar pushimet e verës. Ky aks rrugor lidh Fierin me Patosin, Mallakastrën , Rroskovecin e Beratin dhe me fshatrat e zonës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button