Uncategorized

Momenti i dëmtimit të tmerrshëm të Brojës (vidio)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka pësuar një dëmtim të rëndë në miqësoren që Chelsea zhvilloi me Aston Vilën në Abu Dhabi.

21-vjeçari duket se ka dëmtuar ligamentet dhe u desh ndërhyrja e stafit mjekësor dhe më pas e barelës për ta larguar nga fusha e lojës.

Duket se dëmtimi ishte vërtet i rëndë, pasi arrihej të dëgjoheshin edhe të ulëriturat e Brojës nga dhimbjet.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin  e dëmtimit të sulmuesit shqiptar të Chelseat.

https://twitter.com/StoolFootball/status/1601963684619747331?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1601963684619747331%7Ctwgr%5E70a0eb833ae742901e127a69368dcfa194e3b6e1%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fsport%2F554626%2Fvideo-momenti-i-demtimit-te-tmerrshem-te-brojes-degjohen-te-bertiturat-nga-dhembjet%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button