Uncategorized

Lushnjë, makina përplas të riun me biçikletë në rrethrrotullim

Një aksident rrugor është regjistruar në hyrjen veriore të Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të shinave të trenit, ku një automjet tip “Ford” ka përplasur një të ri që po udhëtonte me biçikletë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin, rreth 25 vjeç, drejt spitalit të Lushnjës për ndihmë mjekësore. Sipas policisë së qarkullimit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se drejtuesi i biçikletës i ka prerë rrugën automjetit në momentin që ky i fundit po dilte nga rrethrrotullimi, duke shkaktuar përplasjen. Fatmirësisht, shpejtësia e mjetit ka qenë e ulët, çka ka bërë që dëmtimet të jenë të lehta.

Policia e qarkullimit rrugor po vijon veprimet në vendngjarje për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button