Arrestohet norvegjezi me 7 gr kokainë në xhep

Fier – Banonte përkohësisht në Patos dhe dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta (kokainë), vihet në pranga 28-vjeçari nga Norvegjia. Nga kontrolli fizik në xhep të pantallonave i është gjetur sasia prej 7 gramë pluhuri të bardh i dyshuar kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.
Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sebastian Temples, 28 vjeç, banues përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos.
Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij dhe automjetit (të marrë me qira) që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë sasonë.prej 7 gramësh të cilën e kishte në xhep të pantallonave, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.









