AKTUALITET

Tension në Fier, adoleshentët dyshohet se qëlluan me pëllëmbë një grua pas një debati për shpejtësinë e automjetit

Fier – Një incident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor që lidh Fierin me Fermën Çlirim, ku dy adoleshentë dyshohet se kanë qëlluar me pëllëmbë një grua pas një debati verbal.

Sipas informacioneve paraprake, dy të rinjtë po lëviznin me shpejtësi me automjet, kur një grua e moshuar u ka bërë thirrje të ngadalësonin, duke u kujtuar se në zonë kishte edhe fëmijë. Pas këtij momenti, adoleshentët kanë ndaluar automjetin dhe dyshohet se kanë dwbatuar e qëlluar me pëllëmbë  përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet operative të Policisë së Fierit me disa mjete policore për të kryer veprimet e para hetimore.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, autori i dyshuar është identifikuar dhe forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në banesën e tij me qëllim shoqërimin në ambientet e policisë.

Ndërkohë, gruaja e përfshirë në ngjarje është paraqitur pranë organeve ligjzbatuese për të bërë kallëzimin penal dhe për të dhënë dëshminë e saj mbi rrethanat e incidentit.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e të gjitha rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button