AKTUALITET

Plagosje me thikë në Lushnjë, 17-vjeçari qëllon dy herë një 40-vjeçar pas një debati

Lushnje – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Golem të Lushnjës, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, një 17-vjeçar, gjatë një debati me të riun, e ka qëlluar dy herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri Luan Sina është transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar, 17-vjeçari Demir P, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndërsa është sekuestruar edhe thika e përdorur në plagosje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, në fshatin Golem i Vogël, një shtetas i mitur 17-vjeçar dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. S., 42 vjeç.

Shtetasi L. S., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin e mitur në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button