Familjarët e Makladio Hoxha 33 vjeç nga Strumi, viktimë e një aksidenti fatal kërkojnë drejtësi

Rroskovec – Familjarët e Makladio Hoxha 33 vjeç viktimë e një aksidenti fatal kërkojnë drejtësi: “Do ta apelojmë vendimin” . Gruaja Dajana: Kam dy fëmijë të mitur jetim, nuk ka kush i ushqen
Dy ditë orë pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi pushimin e çështjes për një aksident të rëndë me pasojë vdekjen e 33 vjeçarit Makladio Hoxha në Nëntor të 2025 familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi dhe kundërshtojnë vendimin e gjykatës.
Bëhet fjalë për aksidentin e ndodhur në muajin nëntor të vitit 2025 në aksin rrugor Suk–Strum, ku humbi jetën Makialdo Hoxha. Nëna e tij, Mimoza Hoxha, dhe bashkëshortja, Dajana Hoxha, shprehen se nuk janë dakord me mënyrën se si është trajtuar çështja dhe paralajmërojnë se do ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit.

Sipas familjarëve, Makialdo Hoxha po udhëtonte me një motoçikletë kur u përfshi në një aksident me një automjet, duke humbur jetën në vendngjarje. Pas ngjarjes, policia kreu veprimet hetimore, realizoi aktet e ekspertimit dhe arrestoi dy personat që ndodheshin në automjet.

Bashkëshortja e viktimës, Daiana Hoxha, pretendon se avokati që kishte marrë përsipër mbrojtjen e interesave të familjes fillimisht i kishte siguruar se e drejta ishte në anën e tyre, por sipas saj, gjatë procesit gjyqësor situata mori një drejtim krejt tjetër.
“Na tha që dosja ishte në favorin tonë dhe se kishim të drejtë, por gjatë gjykimit gjithçka u përmbys”, shprehet ajo.
Ndërkohë, nëna e viktimës, Mimoza Hoxha, ngre pretendime se gjyqtari që shqyrtoi çështjen kishte lidhje të afërta me njërin prej personave që ndodheshin në automjetin e përfshirë në aksident. Këto pretendime ende nuk janë provuar zyrtarisht.

Familjarët shkojnë edhe më tej, duke pretenduar se avokati i tyre ka bashkëpunuar me palën kundërshtare dhe është paguar nga të dyja palët, akuza të cilat mbeten për t’u verifikuar nga institucionet përkatëse.
Daiana Hoxha deklaron se familja do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar drejtësi.
“Kemi afat dy javë dhe do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Apelit. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet e vërteta”, tha ajo.




I kontaktuar nga media, avokati Rudin Birçaj deklaroi se nuk ndodhej në Fier, por në Tiranë për arsye pune. Ai theksoi se hetimi dhe procesi gjyqësor janë zhvilluar normalisht dhe se, sipas vlerësimit të tij, viktima ka qenë shkaktari i aksidentit pasi ka goditur nga pas një automjet. Gjykata e pushoi çështjen dhe si familjarët e viktimës ashtu dhe unë nuk marim asgjë nga siguracioni, tha ai nëpërmjet telefonit. E drejta e familjarëve që të Apelojnë vendimin e gjykatës Fier. Kan afat dy javë.
Megjithatë, familjarët e Makialdo Hoxhës vijojnë të kërkojnë drejtësi për humbjen e të afërmit të tyre. Bashkëshortja e viktimës thekson se ka mbetur e vetme në përballimin e jetës dhe rritjen e dy fëmijëve të mitur, një djali 4 vleç dhe një vajze 8 vjeçe, ndërsa kërkon që institucionet të rishqyrtojnë me kujdes këtë çështje.











