Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet një nga bosët e trafikut të kanabisit në Ankona

Arrestohet një nga bosët e trafikut të kanabisit në Ankona

Skuadra Lëvizëse në Ankona, Seksioni i Antidrogës njoftoi se ka finalizuar një operacion të rëndësishëm duke vënë në pranga një shqiptar të rrezikshëm. Ai konsiderohej si bos i një rrjeti të shpërndarjes së kanabisit dhe kokainës në shtetin fqinj. Emri i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur nga autoritetet, por ai ka precedentë penalë për trafik droge, zhvatje, evazion dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Operacioni blic nisi që të shtunën pas një serie të gjatë aksionesh dhe ndjekjesh, madje edhe gjatë natës. Në momentin e ndalimit shqiptarit iu gjet gati gjysmë kilogramë hashash dhe rreth 3 kilogram kokainë të pastër, si dhe një pistoletë 9 mm e kompletuar me fishekë. Arma ishte e kompletuar me një karikator të mbushur me 7 plumba.

Policët e Antidrogës gjetën dhe sekuestruan edhe 450 euro që mendohet se janë të ardhurat e veprimtarisë kriminale të trafikimit. Ky person konsiderohet si kryetar i zinxhirit të tregtisë së drogës në Ankona dhe në brendësi të vendit. Nga ajo që u zbulua gjatë fazës së hetimit, ai furnizonte drejtpërdrejt shpërndarësit vendas duke mos u marrë me tregti me pakicë. Arma dhe droga ishin fshehur nën sediljen anësore të shoferit, gati për përdorim.

Mesa duket ajo mbahej gati për qëllime kanosje ndaj blerësve në pazaret e drogës si dhe për të frikësuar konkurrentët rivalë për të siguruar një monopol të tregtisë së drogës në botën e furnizimit me kokainë. Në jetën e zakonshme, ai fshihej nën maskën e një shitësi makinash të përdorura. Përveç shtëpisë, hetuesit kontrolluan edhe një makinë të vjetër të braktisur të parkuar në oborrin e saj privat, pas shtëpisë. Droga u gjet brenda fenerëve dhe nën baterinë e kësaj makine. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME