AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, katër persona të plagosur

Fier – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë.

Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip Range Rover dhe një Mercedes. Si pasojë e goditjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime jozyrtare bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button