Uncategorized

Kryepeshkopi Joani përcjell mesazh paqe nga Mitripolia e Fierit.

Ky ishte mesazhi im edhe për Krishtlindje. “Nëse do të ketë një paqe reale ajo varet nga paqja e brendshme , sepse po u kushtëzua nga zhvillimet gjeopolitike dhe interesat e momentit, ajo mund të prishet shumë shpejt” ka pohuar Kryepeshkopi Joanis ku mori pjesë në inagurimin e Mitropolisë Fier paraditen e së enjtes

Me nje meshe qe zgjati për më shumë se tre ore, dhe ku ishin të pranishëm besimtarë të shumtë , organi me i larte i Kishes Ortodokse Shqiptare, i drejtuar nga Kryepshkop Joani dhe Sinodi i Shenjtë, perkujtoi 10 vjetorin e themelimit te

Mitropolise se Fierit. Një dekadë me pare, u vendos qe Fieri me kishat e tij dhe numrin e larte te popullsise ortodokse te organizohej ne Mitropoli si nje organ përfaqësues brenda organikes së Kishës Auteqefale Ortodokse te Shqiperise. Sot pas 10 vitesh, Mitropolia e Fierit inaguron edhe godinen e saj te re, ku zhvillohen aktivitetet zyrtare te saj.

Në prononcimin e tij për mediat Kryepeshkop Ioani, pohoi se përvjetorët janë të rëndësishëm sepse janë një mundësi për të medituar mbi paraardhësit tanë duke filluar që nga martirët e parë të kishës e deri më sot duke theksuar se ajo e ka përmbushur misionin e saj. Ai është ndalur edhe te zhvillimet e fundit të luftës ku është shprehur se në këto momente , rëndësishme është paqja e brendshme.

Inagurohet godina e Mitropolise se Fierit, mesha drejtohet nga kryepeshkop Joani dhe Sinodi i Shenjte

Fieri ka nje numër të lartë kishash dhe manastiresh si dhe një popullsi të madhe me tradite ortodokse duke u renditur i treti në shkallë vendi pas Korces dhe Beratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button