AKTUALITETEKONOMI

Transporti Fier-Tiranë vijon normalisht, operatorët paralajmërojnë masa nëse nuk arrihet marrëveshja

Fier – Në terminalin e qytetit të Fierit, lëvizja e furgonëve dhe autobusëve drejt Tiranës po vijon normalisht, pa ndryshime në orare apo në numrin e mjeteve në qarkullim si dhe në çmim bilete.

Sipas drejtuesve të mjeteve, por edhe administratorit të shoqërisë “Kompakt”, Ilir Lulaj, që operon në këto linja, çmimi i biletës nga Fieri në Tiranë mbetet 500 lekë të reja, njësoj si më parë.

“Çmimi i biletës nuk ka ndryshuar. Vijon të jetë 500 lekë të reja dhe oraret e autobusëve janë të njëjta si gjithmonë”, u shpreh Lulaj. Për 11 lëvizje në ditë drejt Tiranës kostua nl ditë shkonë në 330 mijë lekë vjetra

Ai bëri të ditur se janë zhvilluar negociata mes sindikatës dhe përfaqësuesve të shoqërive të transportit në Tiranë, ndërsa ky regjim i çmimeve dhe i numrit të mjeteve do të vazhdojë deri në fund të muajit prill.

Megjithatë, administratorët paralajmërojnë se nëse nuk arrihet një marrëveshje konkrete mes palëve, në fillim të muajit maj mund të merren masa  nga ana e operatorëve të transportit.

Sipas Lulajt, kostot e operimit janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Ai theksoi se shpenzimet mujore për një autobus janë shtuar me rreth 750 mijë lekë të vjetra, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë përballimin e shërbimit me tarifat aktuale.

Operatorët kërkojnë rishikim të kushteve ekonomike dhe mbështetje për të përballuar rritjen e kostove, ndërsa theksojnë se pa një zgjidhje të shpejtë, situata mund të sjellë ndërprerje të shërbimit në javët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button