Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarri në Godullën e Semanit shkrumbon pisha dhjetra vjeçare, akacie dhe gjallesa,...

Zjarri në Godullën e Semanit shkrumbon pisha dhjetra vjeçare, akacie dhe gjallesa, flakët gjigante duken deri në Fier (vidio)

Fier – Zjarri në Godullën e Semanit shkrumbon pisha dhjetra vjeçare, akacie dhe gjallesa, flakët gjigante duken deri në Fier

Edhe pse stinë vjeshte pesë vatra zjarri kanë shkrumbuar hektarë të tëra me shkurre e pisha dhjetra vjeçare në Godullën e fshatit Seman pranë grykderdhjes së lumit me të njëjtin emër.

Kanë qënë orët e mbrëmjes së djeshme kur flakët e mëdha janë parë në pyllin me psiha dhjetra vjeçare por për shkak të erës së fortë ato janë përhapur me shpejtësi dhe kjo edhe për shkak se kanë shkuar disa javë dhe nuk ka pasur rreshje shiu. Zjarrfiskit dhe banorët luftuan me flakët për orë të tëra me mjete rethanore pasi mjetet zjarrfikës nuk kanë patur mundësinë të ndërhynin, por nuk kan mundur që ti fikin.

Në një distanca afro dy apo tre kilometra ndodhen stacioni i pompimit të gazit i kompanisë TAP si dhe një pikë tjetër e tyre por që nuk rrezikohen nga flakët pasi drejtomi i erës ka qënë nga jugperendini në drejtim të  veriut.
Për shkak të errësirës drita e lëshuar nga flakët e larta janë parë nga qytetarët  deri në qytetin e Fierit, 20 kilometra larg

Maksim Zarka drejtori i emergjencave civile ka pohuar se zjarri eshte drejt fiksjes, ka mbetur vetem nje vater.
Zjarri ka djegur pyll me pisha dhe akacie, shkurre. Nuk jane rrezikuar banesa apo pika e transportit të gazit TAP

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME