Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Garden" arreston 33 vjeçarin Endrit Ibrahimi

Operacioni policor “Garden” arreston 33 vjeçarin Endrit Ibrahimi

Fier – Finalizohet pas një hetimi trejavor, operacioni policor i koduar “Garden”. Vihet në pranga një shtetas që ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen doza kokaine, doza kanabisi, vaj hashashi, një grirëse hashashi dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier dhe Sektorin Operacional të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune hetimore trejavore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Garden”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Endrit Ibrahimi 33 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. I. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, doza me lëndë të dyshuar cannabis, një sasi vaji hashashi, një grirëse hashashi dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME