Një 29-vjeçar nga Gana e Afrikës ka hedhur “kandidaturën” për titullin e njeriut më të gjatë në botë.
Aktualisht rekordin Guinnes e ka 40-vjeçari turk Sulltan Kösen i cili është 2 metra e 51 centimetra. BBC i ka kushtuar vëmendj lajmit që mjekët e një spitali në Ganë se ky rekord është thyer. Sipas tyre, i riu Sulemana Abdul Samed kishte arritur lartësinë 2 metra e 89 centimetra.
Problemi është se spitali afrikan kishte përdorur një metër të thjeshtë për të kryer matjen. Gazetari i BBC shkoi dhe e kreu vetë matjen duke e vendosur të riun pas një muri. Sipas tij ai ishte i gjatë 2 metra e 25 centimetra. 29-vjeçari që vuan nga gjigantizmi thotë se nuk është i mërzitur që ende nuk e ka arritur turkun.
“Jam i ri. Unë po rritem çdo javë. Ndoshta e arrij edhe atë”– thotë ai. Megjithatë ai është i famshëm në vendin e tij. Gjatësia e tij filloi të viohej në dukje që në moshën 22-vjeçare. në atë kohë punonte me një kasap. Kursente para për të marrë mësime në një autoshkollë. “Një mëngjes u zgjova i hutuar. Kuptova që gjuha më ishte zgjeruar në gojë në atë masë sa nuk mund të merrja frymë siç duhet”, – tregon ai.
Ai shkoi në një farmaci lokale për të marrë disa ilaçe. Disa ditë më vonë ai kuptoi se çdo pjesë tjetër e trupit të tij kishte filluar të rritet. Kur familja dhe miqtë shkonin ta vizitoni ata vinin re rritjen e tij dhe se ai po kthehej gradualisht në një gjigant. Për shkak të gjatësisë ai ka pësuar një lakim të shtyllës kurrizore.
Komplikimet më serioze përfshijnë edhe probleme me zemrën. Mjekët thonë se ai ka nevojë për një operacion në tru për të ndaluar rritjen. Por spitalet e Ganës nuk mund ta mbulojnë këtë. Për më tepër që për çdo vizitë në spital ai duhet të paguaje rreth 50 dollarë.
Problemet e tij shëndetësore e detyruan të kthehej në fshatin e tij të lindjes 6 vjet më parë dhe të hiqte dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë shofer. Ai jeton tani me vëllanë e tij. Jeton duke pasi krijoi një biznes të vogël që shet kredite për telefonë celular.
“Kështu e zgjodhi Allahu për mua. Unë jam mirë. Nuk kam asnjë problem me mënyrën se si Zoti më krijoi” – thotë i riu.