Sunday, June 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedBastet do hapen, nuk do luajnë të gjithë dhe sa lekë të...

Bastet do hapen, nuk do luajnë të gjithë dhe sa lekë të duan

Bastet sportive do të rikthehen ligjërisht online në 2023, ku regjistrimi i personave që duan të vënë skedina pritet të bëhet me kartë identiteti.

“Licensat e këtyre kompanive do të kontrollohet nga shteti shqiptar. Do të ketë edhe kritere për personat që duhet të luajnë dhe kush jo e sasinë gjithashtu. Çdo person që do të luajë do të jetë i kontrolluar në shumën që do të luajë.

Pra, nuk mund të luajë kushdo sa të dojë. Një person që merr x lek në muaj, pagë minimale, ku ka arritur ti marr kaq shumë para të luajë në një ditë. Këto të ardhura nga kanë ardhur? Kjo është një mënyrë e kontrollit të parave të pista, të themi.”- tha Endrit Hoxha, zv.ministër i Sportit.

Të ardhurat e vjeljes nga lojërat e fatit do të shkojnë për investimin në sport. TCH raporton se ka siguruar draftin paraprak e hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit ku përcaktohet se si do të përdoren këto para, ku duket se prioritet do të jetë financimi i veprimtarive sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, sportit shkollor dhe universitar, përmirësimi i infrastrukturës sportive, gjithashtu për trajnime të burimeve njerëzore e promovimi i gjithpërfshirjes në sport.

Ministria e arsimit parashikon krijimin e fondit kombëtar të zhvillimit të sportit nga të ardhurat e nga bastet sportive dhe lojërat e fatit dhe do të jetë ajo përgjegjëse për monitorimin e përdorimit të fondit. Por kush mund të jenë përfituesit?

“Përfitues të Fondit të Kombëtar për zhvillimin e Sportit janë federatat sportive, klubet sportive, shoqatat sportive, shoqëritë sportive dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilat plotësojnë kriteret në: Masivitetin e veprimtarisë sportive; Gjithëpërfshirjes në veprimtari të target grupeve të veçanta; Pjesëmarrjen dhe rezultatet e arritura në veprimtarinë kombëtare ose ndërkombëtare” – thotë ministria e Arsimit. /TCH

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME