Po numërohen kutitë në disa prej bashkive të vendit. Në pjesën më të madhe udhëheq Partia Socialiste ndërsa ka disa bashki ku po kryeson Partia Demokratike në kutitë e parë.
Një prej tyre është bashkia e Memaliajt në jug të vendit. Atje janë hapur 7 qendra nga 27 dhe kryeson Albert Malaj i koalicionit “Bashkë fitojmë” me 644 vota përballë Gjolek Gucit që deri tani ka 555 vota.
Një tjetër bashki ku udhëheq opozita është ajo e Hasit. Në 3 kutitë e para nga 28 të tilla udhëheq Miftar Dauti i opozitës me 510 vota ndërsa rivali i tij socialist Beqir Mulaj ka 386 vota.
Në Mirditë gjithashtu kryeson përkohësisht koalicioni “Bashkë fitojmë” ku janë hapur 2 kuti nga 48 kuti ku Albert Mëlyshi i opozitës ka 184 vota ndërsa Ndrec Dedaj i PS-së ka 168 vota. ©LAPSI.al