Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËLuçiano Boçi reagon pas humbjes në Elbasan

Luçiano Boçi reagon pas humbjes në Elbasan

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me zgjedhjet vendore. Në një status në Facebook, Boçi ka falënderuar mbështetësit e tij që i besuan.

“Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar. Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.

Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite. E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod. Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!” – shkruan Boçi në një status në rrjetet sociale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME