Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTATelashe me numërimin/ Kilicdaroglu akuza Erdoganit, po tenton ta bllokojë vullnetin e...

Telashe me numërimin/ Kilicdaroglu akuza Erdoganit, po tenton ta bllokojë vullnetin e Turqisë

Lideri opozitar turk, Kemal Kilicdaroglu, ka thënë se kampi i Erdoganit vazhdon të kundërshtojë rezultatet nga disa kuti votimi për të bllokuar sistemin.

“Ka kuti votimi që janë kundërshtuar gjashtë herë, 11 herë”, tha ai, duke shtuar: “Ju po bllokoni vullnetin e Turqisë”, ka raportuar Al Jazeera, transmeto Express.

Kilicdaroglu tha: “Ju nuk mund ta parandaloni atë që do të ndodhë përmes kundërshtimeve. Ne nuk do të lejojmë një fakt të kryer”.

Ai i kërkoi Erdoganit të ndalojë “menaxhimin e perceptimit” dhe bordin kombëtar zgjedhor të veprojë me përgjegjësi.

Kur janë numërua rreth 95 për qind e votave, Erdogan nuk i ka marrë 50 për qind të votave.

Me shumë gjasë Turqia do të shkojë në balotazh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME