AKTUALITETTOP-NEWS
90 trupa të FA i bashkohen betejës me flakët në Frrakull

Fier – Rreth 90 trupa të Forcave të Armatosura, nga repartet e Poshnjës dhe Tiranës, kanë nisur operacionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Frrakull.
Flakët kanë përfshirë një masiv me pisha, ku situata shoqërohet me prani të lartë të tymit. Në terren ndodhen gjithashtu 7 mjete zjarrfikëse, së bashku me efektivët përkatës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave.
Zjarri vijon edhe në drejtim të fshatit Peshtan, në një zonë aktualisht të paaksesueshme nga mjetet zjarrfikëse. Megjithatë, sipas të dhënave nga terreni, vatra ndodhet larg zonave të banuara dhe për momentin nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banorët.









