Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËLule dhe qirinj për ty Jonada!

Lule dhe qirinj për ty Jonada!

Nga Azgan Haklaj – Sot me disa djem të familjes Haklaj shkova në familjen e Jonadës për t’u solidarizuar në këto momente tragjike me familjarët dhe të afërmit e vogëlushes që helikat e skafit policesk e këputën jetën e saj që sapo kishte nisur.


Gijotina policeske e vrau publikisht në mënyrë të pamëshirshme ëngjëllin që tani është në parajsë pranë Zotit duke lënë në pikëllim të thellë prindërit dhe familjarët.


U prehësh në parajsë Jonada.
Të gjithë shqiptarët luten për ty sot e janë me familjen tënde në këto momente të dhimbshme.
Ngushëllime të ndjera familjes Jonada.
Zoti ju dhashtë forcë familjarëve tu për të përballuar dhimbjen e shkaktuar nga krimi i tmerrshëm i uniformës shtetërore.


E tmerrshme!
Pas aktit të shëmtuar publik banditi i veshur me pushtet që kreu krimin e llahtarshëm kërcënonte edhe prindërit e vogëlushes por dhe të gjithë pushuesit që reaguan pas kësaj ngjarje makabre se do ti vriste të gjithë.


Akoma me e rëndë është piskama histerike e gruas se komisarit:


“Plumbin do të hani edhe ju të tjerët”.
Kjo britmë deshmon mentalitetin kriminal të përfaqësuesve të shtetit.
Jonada qofsh e xhenetit.
Krimineli do të marrë ndëshkimin e Zotit
Allah Allah
Amen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME