Nga Andi Nora – Kjo vajza qe ka bere kete shkrimin eshte Oficere Policie ne Elbasan! Ka 12 mije ndjekes ne instagram. Shumica e tyre besoj, kane filluar t‘a ndjekin qekur doli me gjarprin ne qafe…e kam pare edhe une…perciptazi.
Kete vajzen, jam i gatshem t‘a kem perballe ne çdo emision televiziv qe do ajo.
Te flasim per dy gjera: Arritjet e policise, dhe Komunikimin! T’a nisim nga te doje ajo…!
Edhe une kam verejtje per disa kolege gazetarë/e, qe ndonjehere shkruajne me shume sec duhet, ashtu sic kam verejtje per veten, kur shkruaj me shume sec duhet.
Moj ti, e gjaprit, koleget e mi nuk perfundojne dot poshte rrotave te makinave…te atyre te shtrenjtave, qe ti ia “sekuestron” “krimineleve”!
Apo qofte edhe nen rrotat e atyre te lirave, qe i djegin shpesh periferive te Elbasanit per te humbur naj cik gjurmet…jane shume makina qe digjen andej, po ti se di.
E di ti, moj e gjarprit, si dalin statistikat e policise?!
A e di ti, moj e gjarprit, sa ngjarje fshihen?!
A e di ti, moj e gjarprit se c’bejne nje pjese e kolegeve te tu?!
A ka ndonje shkalle krahasimi, moj e gjarprit, midis punes se gazetareve dhe kolegeve te tu?
A e di ti sa here kemi qene ne aty per ju dhe ju skeni qene kurre per ne? Flas ne raport profesional!
Ti moj e gjarprit, meso te flasesh me emra. Beji publik kush jane ata qe kane keq-raportuar, mbro punen tende dhe te kolegeve te tu.
Po jo ne kete lloj forme!
Mos merr hov nga ndjekesit ne Instagram.
Une sot jam pro pezullimit tend nga detyra dhe ndoshta rikthimin ne te ardhmen, pasi t’i nenshtrohesh nje kursi intensiv komunikimi, perdorimit te rrjeteve sociale, dhe sigurisht duhen pare arritjet e tua profesionale.
Se mos ndoshta, po mban peng njerez profesional qe mund te zene vendin tend.
Gjarpri yt, me duket se nuk ka me helm dhe vrer, se te gjithin e volle ti, me nje “story” te vetem!
Meso te ”pickosh” si gjarpri dhe te marresh vemendje me arritje dhe jo ne menyre bastarde, ne vapen e gushtit me foto nga plazhi.
Me mua ia dole, e more vemendjen…Ishalla te vijne ne vesh fjalet e mia se s’ti kam me te keq!
Je heret shume per te djegur karrieren per nje fjale goje…qe po me kete te fundit, jam i bindur qe mund ta rifitoje kollaj.
Se bere mire “Moj ti e gjarprit”!
Koleget e mi nuk perfundojne dot poshte rrotave te makines…Jo!
.