Dukesha Meghan Markle teksa ishte e pranishme në nderimet që u bënë për Mbretëreshën Elizabeth II, lotoi për monarken që mbretëroi 70-vite, edhe pse raportet e tyre nuk ishin të mira. Sipas ”Daily Star”, një ekspert mbretëror beson se dukesha e dinte mirë se do të fotografohej në këtë situatë.
“Është e vështirë të thuhet nëse lotët janë trishtim i vërtetë, por Meghan e dinte patjetër që lotët do të viheshin re dhe do të fotografoheshin”, thotë ekspertja e gjuhës së trupit Adrienne Carter për Daily Star. “Ishte shumë e ashpër. Ne nuk shohim shumë lëvizje të muskujve në fytyrën e Meghan në imazh, gjë që do të ishte aktivizuar nga shprehjet e vërteta emocionale”.
Po ashtu një video po bën namin në rrjet dhe shpjegon misterin e lotëve. Para disa kohësh Meghan e cila ishte e ftuar në një program televiziv, shpjegoi se mund të qajë lehtësisht. “Ok. O Zoti im është një çmenduri. Hajde Meghan një lot në syrin e majtë. Mund ta bëj për tre sekonda”, shprehet Meghan në video e cila tashmë është bërë virale.