Liga e Kombeve mbrëmjen e sotme rezervoi duele shumë interesante. Franca mori fitoren e parë në Grupin 1 të Ligës A, duke triumfuar me lehtësi 2-0 ndaj Austrisë.
Kilian Mbappe shënoi golin e avantazhit në minutën e 56-të, pas një asisti nga Giroud. Sulmuesi i Milanit është në super formë dhe këtë gjë e tregoi 9 minuta më pas, me një goditje shumë të bukur me kokë.
Në të njëjtën grup, Kroacia fitoi 2-1 ndaj Danimarkës dhe tashmë merr kreun e këtij grupi. Sosa dhe Majer do të realizonin për kroatët, duke bërë të pavlefshëm rrjetën e Eriksen. Kroacia udhëheq me 10 pokë grupin, e ndjekur nga Danimarka me 9, Franca me 5 dhe Austria me 4.
Holanda mori një fitore shumë të rëndësishme 2-0 në transfertën ndaj Polonisë. Gakpo dhe Bergwijn ishin autorët e golave për “tulipanët”. Në të njëjtën grup, Belgjika fitoi 2-1 ndaj Uellsit, me golat e shënuar nga De Bruyne dhe Batshuayi.
Grupin 4 në Ligën A e udhëheq Holanda me 13 pikë, e ndjekur nga Belgjika me 10, Polonia me 4 dhe në gund gjendet Uellsi me vetëm 1 pikë. KJ