Instagram ka njoftuar përditësimet e veçorive të sigurisë që do të ndihmojnë figurat publike të mbrohen nga sulmet. Lajmi vjen pasi pasi një futbollist i Premier League zbuloi se ishte ofenduar në platformë.
Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney shkroi në Twitter se ishte sulmuar në Instagram pasi shënoi dy herë në një ndeshje kundër Brighton të premten mbrëma.
Instagram u kritikua se nuk bëri më shumë për të parandaluar një abuuzim të tillë. Por kompania deklaroi se incidenti kishte ndodhur në Direct Messages , një hapësirë private. Për këtë arsye, ajo nuk mund të merrte masa derisa të ishte raportuar në aplikacion.
Kompania theksoi gjithashtu se veçoria e saj Hidden Words po zgjerohej për të fshehur automatikisht përgjigjet fyese. Flitrimi i mjetit është për të vërejtur gabime të qëllimshme drejtshkrimore të termave fyese. Plaforma tha se po bënte gjithashtu përmirësime në mjetet e tij të bllokimit. Kur një përdorues bllokon dikë, ai do të jetë në gjendje të bllokojë llogari të tjera që mund të ketë ose të krijojë në të njëjtën kohë.