Abasadori rumun nga Fieri: Do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë që duan të studiojnë në universitet rumune që të kthehen e të punojnë në Shqipëri. Situata përsa i përket traditave e zakoneve është problematike pasi po humbasin sepse po përqafojnë modernen.
Ambasadori i Rumanisë shkëlqesia e tij zoti Oktavian Sherban teksa ka marr pjesë në një aktivitet të shoqatës arumune në Fier në paraditen e së shtunës ka pohuar se Qeveria e Rumanisë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë me programe të veçanta të gjithë ata të rinjë të kumunitetit arumun jo vetëm në Shqipëri por kudo nëpër botë që duan të zhvillojnë studimet e larta në univesitet rumune kryesishtë në inxhinjeri, mjeksi me qëllim që të kthehen në vendet e tyre duke punuar aty.
I pyetur për doket, zakonet traditat që lidhin dy popujt miq qindravjeçarë zoti Sherbian ka pohuar se . “Situata përsa i përket traditave është problematike pasi po humbin sepse po përqafohet modernia. Në kaq kohë që është në këtë detyrë ai ka vizituar shumë zona ku ka vërejtur se ka shumë ngjashmëri midis dy vendeve. Qarku Fier ka në komunitet të zgjerur arumunë si në Divjakë, Fier, Dukas etj të cilët jetojnë, punojnë e kontribuojnë në jetën e përditëshme politiko – shoqërore.