Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET2 agjentë policie fusin në grackë një të tretë

2 agjentë policie fusin në grackë një të tretë

Interesante për një skenar filmash. E tillë është dosja hetimore ndaj 2 informatorëve të policisë së shtetit, të cilët tentuan të fusin në grackë një informator të tretë duke inskenuar shitje të koka-inës. Dosja ka përfunduar në gjykatën e Tiranës mbas një hetimi të kryer nga autoritetet që zbuloi gjithë planin, i cili për pak kohë dërgoi në burg viktimën e dy informatorëve të tjerë. 

Një informator i policisë i quajtur Fatmir u mbajt pa të drejtë në burg për 45 ditë, derisa provat treguan se ndaj tij ishte ngritur grackë nga dy informatorë të tjerë Toni dhe Rei, të cilët në mbyllje të hetimeve u morën të pandehur nga prokuroria. Hetimi tregon se dy të fundit e ftuan në një kafene të njohur në kryeqytet viktimën e tyre. Njëri prej tyre nxori dy paketa me cigare dhe ju lut Fatmirit që t’i mbante mbasi po vinte i vëllai dhe nuk duhet ta mësonte që ai pinte duhan.

Tjetri i quajtur Rei që ndërkohë gjendej jashtë këtyre ambienteve, sapo u sigurua se dorëzimi i drogës u krye, telefonoi me urgjencë një zyrtar policie duke i thënë: “Në lokal gjendet një shtetas me emrin Fatmir. Identifikohet nga kapela dhe ka drogë që do ta shpërndajë në Vasil Shanto’.

Kaq ka mjaftuar që policia të mbërrije me urgjencë dhe ti zbulojë informatorit të spiunuar 8 doza me kokainë përmend në dosje prokurori Enklid Gjini. Megjithatë i riu me profesion bojaxhi, i befasuar, u ka kujtuar agjentëve që ishte bashkëpunëtor i tyre dhe më pas i ka pyetur se përse po e kontrollonin? Reagimi i tij ishte një shenjë se ai nuk kishte dijeni për kokainën, por kjo u konfirmua gjatë hetimeve.

Dy prej tyre përfunduan në gjykatë për shpërndarje dhe kallëzim të rremë dhe për tretin u pushua hetimi. Viktima e grackës vazhdon të jetë informator i policisë bën me dije një burim i sigurt, kurse dy të tjerët Toni dhe Rei, edhe ata informatorë deri në ditën e skenarit po përballen me gjykatën e kryeqytetit.

Prokurori tha në gjykatë gjatë procesit me dyer të mbyllura se dy të dyshuarit bashkëpunuan për krijimin e rrethanave të rreme me qëllim për të vendosur nën hetim informatorin e tretë. Për këtë plan theksoi prokurori ata blenë kokainë e mbyllën në një paketë dhe me role të ndara futën në kurth edhe policinë që arrestoi ndihmësin e saj për 45 ditë. Ajo që e shpëtoi të riun ishte jo vetëm dëshmia e tij, por edhe kamerat e sigurisë që ekspozojnë lëvizjet e dy të tjerëve. /TCH

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME