Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTDetaje/ Super League do jetë një turne me 60-80 skuadra

Detaje/ Super League do jetë një turne me 60-80 skuadra

Pas disa muajsh heshtje, Super League është rikthyer në qendër të vëmendjes, duke paralajmëruar një format të ri për kompeticionin. Do të jetë një turne me 60-80 ekipe, me të paktën 14 ndeshje për secilën.

Ka kaluar pak kohë që kur UEFA sulmoi projektin e Super League dhe dukej se tashmë projekti ishte braktisur. Kjo deri kur Gjykata e Madridit nuk e quajti të paligjshme vërsuljen e organizatës evropiane ndaj asaj që do të ishte një konkurrent i drejtpërdrejtë në treg. Duke mos qenë në gjendje të shfrytëzonte monopolin, UEFA nuk ishte në gjendje të varroste përfundimisht projektin. E tashmë Super League është rikthyer me një format të ri, të shprehur nga A22 Sports në 10 pika.

DETAJET E SUPER LEAGUE

Bëhet fjalë për një kampionat europian me kompeticion të hapur dhe me nënndarje të nivelit. Kjo do të thotë se parashikon ngjitje dhe rënie. Do të jenë nga 60 deri në 80 skuadra dhe nuk do të ketë klube të përhershme. Kjo ishte edhe një nga pikat e kritikuara të projektit të mëparshëm. Kualifikimi për në Super League do të merret me rezultatet në kampionatin kombëtar që do t’i garantonte “akses në kompeticion klubeve emergjente, duke ruajtur dinamikën konkurruese në nivel kombëtar”.

Një nga ndryshimet thelbësore është fakti se çdo skuadre i garantohet prania e të paktën 14 ndeshjeve. Kjo jep stabilitet dhe parashikueshmëri të të ardhurave, duke u përpjekur të mos stresohet shumë kalendari i lojtarëve: “Numri i ditëve të ndeshjeve në garat evropiane për klube nuk duhet të rritet përtej atyre të parashikuara nga kalendarët e planifikuar aktualisht të garave. E rëndësishme është të nënvizohet se klubet dhe lojtarët evropianë nuk duhet të detyrohen të marrin pjesë në turne të zgjeruara ose të reja të imponuara nga palët e treta”.

IDE E RE PËR FUTBOLLIN

Ideja në bazë të Super League është që turneu të menaxhohet nga klubet, jo nga palët e treta që përfitojnë nga shëndeti i lojtarëve. Do të ketë biseda të vazhdueshme me tifozët për të përmirësuar formatin.  Për më tepër, formati i ri synon të kombinojë futbollin e meshkujve me atë të femrave, pa i dalluar të dyja në rëndësi. Të dyja kompeticionet, meshkuj dhe femra, do të jenë krah për krah në ‘skenën qendrore’.

Në fund, Super League nuk ka ndërmend të thyejë disa nga rregullat në fuqi në Bashkimin Europian. Një shkelje syri për gjykatën e Madridit dhe një shigjetim ndaj FIFA-s dhe UEFA-s. Formati tani është lançuar. Topi kalon te klubet dhe organizmat sportivë…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME