Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjykata e Apelit rikthen në qeli Fatos Tushen

Gjykata e Apelit rikthen në qeli Fatos Tushen

Gjykata e Apelit dënon me 5 vite burg Fatos Tushen, një muaj pasi e liroi nga qelia.
Fajtor edhe për shkelje të barazisë në tendera, Fatos Tushe do të vuajë 3.4 vite heqje lirie!

Fatos Tushe do të vuajë tre vite e katër muaj heqje lirie pasi u shpall fajtor dhe për veprën penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi me 5 vite ish-kryebashkiakun e Lushnjës, por duke përfituar nga ulja e dënimit, atij i mbeten 3.4 vite burg.

Më parë nga shkalla e parë Tushe ishte dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, kur u dënua me 2 vite e 4 muaj burg.


Ndërkohë, Apeli i GJKKO ka vendosur gjithashtu konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit përfundimisht të shumave monetare të gjetura në shtëpitë e Fatos Tushes, Flamur Peqinit, Gentian Nushit dhe Ilva Billos.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021 së bashku me ish-vartësit e tij për akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME