Barack Obama dhe Angela Merkel fotografohen në plazh duke luajtur si fëmijë!!!
PRIT! STOP!!!
Sa e dukshme është që këto foto nuk janë reale?
Përgjigjia është e qartë, por ky është aktualisht realiteti me të cilin duhet të pëballemi në kohët që vijojnë.
Inteligjenca artificiale, specifikisht në këtë rast e lidhur me MidJourney V5, është tashmë e aftë të krijojë foto plotësisht realistike, të pa dallueshme nga jeta reale.
Imagjinoni një moment, kombinimin e kësaj teknologjie shoqëruar me ChatGPT 4, ku mund ti kërkosh të krijojë një artikull apo shkrim super të bindshëm, për të justifikuar takimin dhe fotot e mësipërme.
Këto teknologji janë të jashtëzakonshme, por bashkë me aftësitë që ato zotërojnë, na ballafaqojnë edhe me sfida të mëdha, të tipit, si të dallojmë lajmet e rrema nga ato të vërteta.
Teksa shohim gjithmonë e më shumë teknologji të tilla të dalin në treg, do detyrohemi të thellohemi më tepër në çdo gjë që lexojmë apo shohim online.
Si shëmbulli në fjalë, ka me mijëra aplikime të tjera ku këto teknologji mund të përdoren në mënyra që ndikojnë drejtpërdrejt tek njerëzit dhe sjellja e tyre.
Mund ti shoh që tani lajmet konspirative me fundin e botës dhe foto super realiste meteorësh që po vijnë drejt tokës dhe dhjetra mijëra njerëz që i besojnë këto lajme ně mënyrë gati të verbër.
Si rrjedhojë është më e rëndësishme se kurrë, për ti përgatitur njerëzit lidhur me ndikimet e këtyre teknologjive në jetën e përditshme dhe si mund të ecim përpara në një botë kaq të ndërlidhur teknologjikisht.